E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR RISHPËRNDARJE FONDESH NË BUXHETIN E VITIT 2009, NDËRMJET MINISTRISË SË MBROJTJES DHE MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME

V E N D I M 

PËR 

RISHPËRNDARJE FONDESH NË BUXHETIN E VITIT 2009, NDËRMJET MINISTRISË SË MBROJTJES  DHE MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr.9936,     datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 17, të ligjit nr.10025, datë  27.11.2008, ”Për buxhetin e  vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

1.  Ministrisë së Mbrojtjes, nga buxheti i miratuar për vitin 2009, programi 02150-“Mbështetja e luftimit”, t’i zbritet fondi 30 000 000 (tridhjetë milionë) lekë, nga i cili 21 600 000 (njëzet e një milionë e gjashtëqind mijë) lekë, shpenzime korrente, dhe 8 400 000 (tetë milionë e katërqind mijë) lekë, shpenzime kapitale të buxhetit.

2. Ministrisë së Punëve të Jashtme, në buxhetin e miratuar për vitin 2009, programi 01120 “Përfaqësitë diplomatike dhe shërbimi konsullor”, t’i shtohet fondi 30 000 000 (tridhjetë milionë) lekë, për krijimin dhe funksionimin e sektorit të politikës së mbrojtjes në përfaqësinë e përhershme të Republikës së Shqipërisë në NATO, Bruksel.

3.  Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA


11/06/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›