E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR RISHPËRNDARJE FONDESH NDËRMJET PROGRAMEVE TË BUXHETIT TË MIRATUAR PËR VITIN 2009, PËR MINISTRINË E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS

V E N D I M 

PËR

RISHPËRNDARJE FONDESH NDËRMJET PROGRAMEVE TË BUXHETIT TË MIRATUAR PËR VITIN 2009, PËR MINISTRINË E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Në buxhetin e miratuar për Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, për vitin 2009, në programin “Planifikim, menaxhim, Administrim”, të shtohet fondi prej 18 069 667 (tetëmbëdhjetë milionë e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e shtatë) lekë,  i ndarë për paga 12 228 240 (dymbëdhjetë milionë e dyqind e njëzet e tetë mijë e dyqind e dyzet) lekë, për sigurime shoqërore 4 841 427 (katër milionë e tetëqind e dyzet e një mijë e katërqind e njëzet e shtatë) lekë dhe investime kapitale  2 000 000 (dy  milionë) lekë.

2.     Ky fond të përballohet nga pakësimet në programin “Mbështetje për mbikëqyrjen e tregut, infrastrukturën e cilësisë dhe pronësi industriale”, për institucionin e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, me vlerë 18 069 667 (tetëmbëdhjetë milionë e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e shtatë) lekë, sipas strukturës buxhetore të miratuar në buxhetin e vitit 2009, për këtë institucion.

3.     Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


25/03/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›