V E N D I M PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË PËRGJITHSHME TË BURGJEVE
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLORES SË PËRGJITHSHME TË BURGJEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 76, të ligjit nr.8328, datë 16.4.1998, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e rregullores së përgjithshme të burgjeve, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Vendimi nr.96, datë 9.3. 2000, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores së përgjithshme të burgjeve”, shfuqizohet.
3. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për ndjekjen dhe zbatimin e rregullores.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
25/03/2009