V E N D I M PËR SHKARKIM DHE EMËRIM NË DETYRË
V E N D I M
PËR
SHKARKIM DHE EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, dhe të pikës 6, të vendimit nr.566, datë 23.8.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Z. Tunxh Prel Vatnikaj drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, shkarkohet nga kjo detyrë.
2. Z. Elvis Çefa emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
21/01/2009