E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN GOLEM, TË QARKUT TË TIRANËS

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN GOLEM,  TË QARKUT TË TIRANËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :

1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Golem, të qarkut të Tiranës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.
Lista me 110 (njëqind e dhjetë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 773 (shtatëqind e shtatëdhjetë e tre).

2. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


21/01/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›