E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E MIRATUAR PËR VITIN 2009, PËR MINISTRINË E BUJQËSISË USHQIMIT DHE MBROJTJES SË KONSUMATORIT, PËR KRYERJEN E STUDIMIT PËR ULLIRIN

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E MIRATUAR PËR  VITIN 2009, PËR MINISTRINË E BUJQËSISË USHQIMIT DHE MBROJTJES SË KONSUMATORIT, PËR  KRYERJEN E STUDIMIT PËR ULLIRIN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”,  me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit t’i shtohet fondi  15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë, në buxhetin e miratuar për vitin 2009, për kryerjen e studimit të plotë, në shkallë vendi, për gjendjen aktuale të kulturës së ullirit dhe për perspektivën e zhvillimit.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3. Ngarkohet ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


21/01/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›