E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR LEVAN-TEPELENË

V E N D I M 

PËR 

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR LEVAN-TEPELENË

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve  5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar,  me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga ndërtimi i segmentit rrugor Levan-Tepelenë.

2.  Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

3. Bashkëpronarët, e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të shpronësohen për pasurinë e paluajtshme, objekti “Poligon”, Memaliaj, me vlerë  të përgjithshme shpronësimi 8 005 031 (tetë milionë e pesë mijë e tridhjetë e një) lekë, në vlerën përkatëse, sipas pjesës së regjistruar në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, Tepelenë.

4.  Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 8 005 031 (tetë milionë e pesë mijë e tridhjetë e një) lekë, të përballohet nga “Llogaria e veçantë” e Ministrisë së Financave, pranë Bankës së Shqipërisë, “Fondi i shpronësimeve”.

5. Shpronësimi të fillojë më 30.7.2009 dhe të përfundojë më 30.10.2009. 

6.  Bashkëpronarët e objektit “Poligon”, Memaliaj, të kompensohen, për efekt shpronësimi, sipas pjesëve përkatëse, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

7. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të kryejë likuidimin e bashkëpronarëve, në bazë të dokumentacionit të plotë të pronësisë, që do të paraqitet prej tyre, si dhe në bazë të konfirmimit, që do të kërkohet nga kjo drejtori pranë zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme, Tepelenë.

8. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI BERISHA


22/07/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›