E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR VORË-FUSHË-KRUJË

V E N D I M 

PËR 

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR VORË-FUSHË-KRUJË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve  5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”,  dhe të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive së paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Vorë - Fushë-Krujë.

2.  Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerën totale prej 2 511 112 (dy milionë e pesëqind e njëmbëdhjetë mijë e njëqind e dymbëdhjetë) lekësh, sipas listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi

4.  Shpenzimet procedurale, në shumën 270 000 (dyqind e shtatëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga  Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.

5.  Vlera totale e shpronësimit 2 511 112 (dy milionë e pesëqind e njëmbëdhjetë mijë e njëqind e dymbëdhjetë) lekë, të përballohet nga buxheti i vitit 2008, zëri “Shpronësime”, miratuar për Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.

6. Shpronësimi të fillojë  më 20 tetor dhe të përfundojë më 15 dhjetor 2008.

7.  Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të kryejë likuidimin e pronarëve, brenda afatit të përcaktuar në pikën 6, të këtij vendimi, pas verifikimeve përkatëse dhe konfirmimit nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

8. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA


17/10/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›