E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS “SKËNDERBEG”, NË BASHKINË E SHKODRËS

V E N D I M 

PËR 

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS “SKËNDERBEG”, NË BASHKINË E SHKODRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të   ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “ Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave                                  

 

V E N D O S I:

1.             Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga rikonstruksioni i rrugës “Skënderbeg”, në bashkinë e Shkodrës.

2.             Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelёn, qё i bashkёlidhet kёtij vendimi, për sipërfaqen 287.86 (dyqind e tetëdhjetë e shtatë pikë tetëdhjetë e gjashtë) m², tokë/truall, dhe 78.85 (shtatëdhjetë e tetë pikë tetëdhjetë e pesë) m² ndërtesë, me vlerë të përgjithshme  shpronësimi 7 914 549 (shtatë milionë e nëntëqind e katërmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzet e nëntë) lekë.

3.             Ky fond të përballohet nga të ardhurat e bashkisë së Shkodrës, planifikuar në buxhetin e vitit 2008.

4.             Shpenzimet procedurale të përballohen po nga bashkia e Shkodrës.

5.             Shpronësimi të përfundojë tri muaj pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi, ndërsa rikonstrusioni i rrugës të përfundojë brenda afateve të parashikuara nga bashkia e Shkodrës.

6.             Shpronësimi tё bëhet në favor të bashkisë së Shkodrës dhe regjistrimi i pasurisë, 287.86 (dyqind e tetëdhjetë e shtatë pikë tetëdhjetë e gjashtë)  m², tokë/truall, dhe 78.85 (shtatëdhjetë e tetë pikë tetëdhjetë e pesë) m² ndërtesë, të bëhet brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

7.             Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Proces regjistrimi”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, me përfundimin e procesit të regjistrimit dhe pasi të kenë dorëzuar dokumentacionin e pronësisë, pranë bashkisë së Shkodrës. Deri në këtë çast, paratë të qëndrojnë të bllokuara në bankë.

8.             Bashkia e Shkodrës tё kryejë likuidimin e pronarëve, sipas dokumentacionit të pronësisë.

9.             Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe bashkia e Shkodrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI  BERISHA


11/02/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›