E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR VENDOSJEN E MARRËDHËNIEVE DIPLOMATIKE ME REPUBLIKËN E BASHKIMIT TË KOMORROS

V E N D I M 

PËR 

VENDOSJEN E MARRËDHËNIEVE DIPLOMATIKE ME REPUBLIKËN E BASHKIMIT TË KOMORROS

 


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 15, të ligjit nr.9095, datë 3.7.2003, « Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë », me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I :

1. Vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Bashkimit të Komorros.

2. Ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në « Fletoren zyrtare ».

 

K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›