E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR KRYERJE PAGESASH, NË FORMË KONTRIBUTI, NGA MINISTRIA E MBROJTJES NË FONDIN E PËRBASHKËT TË NATO-S DHE PËR RISHPËRNDARJE FONDESH BUXHETORE NDËRMJET PROGRAMEVE TË MIRATUARA PËR KËTË MINISTRI, NË BUXHETIN E VITIT 2010

V E N D I M

PëR

KRYERJE PAGESASH, Në FORMë KONTRIBUTI, NGA MINISTRIA E MBROJTJES Në FONDIN E PëRBASHKëT Të NATO-S DHE PëR RISHPëRNDARJE FONDESH BUXHETORE NDëRMJET PROGRAMEVE Të MIRATUARA PëR KëTë MINISTRI, Në BUXHETIN E VITIT 2010

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të pikës 11, të nenit 14, të ligjit nr.8671, datë 26.10.2000, “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ministria e Mbrojtjes, nëpërmjet njësisë shpenzuese, Drejtoria e Administratës dhe Shërbimeve, të kryejë pagesën, në vlerën 70 000 000 (shtatëdhjetë milionë) lekë, në formë kontributi, në fondin e përbashkët të NATO-s, për të mbështetur ngritjen e Forcës së Sigurisë në Kosovë.

2. Ministria e Mbrojtjes, nëpërmjet njësisë shpenzuese, Drejtoria e Administratës dhe Shërbimeve, të kryejë pagesën, në vlerën 7 000 000 (shtatë milionë) lekë, në formë kontributi, në fondin e përbashkët të NATO-s, për të mbështetur nismën “HIP Helicopter Task Force (HIP HTF).

3. Në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes, miratuar për vitin 2010, të bëhet rishpërndarja e fondeve, si më poshtë vijon:

a) Në programin 01110, “Planifikimi, menaxhimi dhe administrimi”, artikulli 605, “Transferta korrente të huaja”, të shtohet fondi prej 77 000 000 (shtatëdhjetë e shtatë milionë) lekësh, për Drejtorinë e Administrimit dhe Shërbimit, në këtë ministri.

b) Në programin 02150, “Mbështetja e luftimit”, në shpenzimet korrente, artikulli 602, “Mallra dhe shërbime”, të pakësohet fondi prej 77 000 000 (shtatëdhjetë e shtatë milionë) lekësh, për repartin ushtarak nr.4300, Tiranë.

4. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxhetit i Ministrisë së Mbrojtjes, miratuar për vitin 2010.

5. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


17/03/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›