E Enjte, 5 Nëntor 2026

VARSHAVË – Tusk: Polonia shënjestër e sabotimit nga shërbimet sekrete ruse

VARSHAVË, 11 qershor /ATSH-DPA/- Kryeministri polak Donald Tusk ka paralajmëruar për një rritje të përpjekjeve të shërbimeve sekrete ruse për të kryer sabotim kundër Polonisë.

“Gjatë javëve të fundit, ne kemi arrestuar dhjetë persona të cilët ishin të përfshirë drejtpërdrejt në akte përçarjeje dhe sabotazhi”, tha Tusk.

Kryeministri polak u takua me krerët rajonalë të Polonisë për një konferencë të përbashkët në Bialstok, i cili ndodhet afër kufirit me Bjellorusinë.

Tema ishte situata aktuale e sigurisë së Polonisë, me fokus të veçantë në problemet në kufirin e jashtëm të BE-së. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›