E Diel, 1 Nëntor 2026

VATIKAN – Papa Leone XIV: Kam një nodul në mushkëri që do ta operoj

VATIKAN, 11 tetor /ATSH-ANSA/ – Papa Leone XIV ka njoftuar se mjekët i kanë konstatuar një nodul në mushkëri, në fazë të hershme dhe të lokalizuar mirë, për të cilin është rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale.

Sipas deklaratës së publikuar, kreu i Kishës Katolike ka vendosur t’i nënshtrohet operacionit, duke ndjekur këshillat e ekipit mjekësor.

Ndërhyrja pritet të kryhet në ditët e para të javës së ardhshme.

Zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni, ka bërë të ditur se qëndrimi në spital pas operacionit parashikohet të zgjasë rreth një javë.

Sipas informacioneve të bëra publike, ndërhyrja mund të kryhet në poliklinikën ”Gemelli” në Romë, ndërsa shtrimi në spital mund të bëhet të martën.

Pavarësisht situatës shëndetësore, në njoftimin e cituar konfirmohet se vizita e planifikuar e papës në Peru, nga 6 deri më 17 nëntor, mbetet në agjendë.

Gjatë përshëndetjes drejtuar besimtarëve peruanë të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, papa shprehu mirënjohjen për lutjet e tyre në prag të vizitës baritore.

Sipas informacionit të publikuar, agjenda e papës mbetet e pandryshuar, me përjashtim të angazhimeve të menjëhershme të javës së ardhshme./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›