VATIKAN – Tym i bardhë nga oxhaku, zgjidhet papa i ri

VATIKAN, 8 maj /ATSH-ANSA/ – Sot kardinalët arritën të zgjedhin papën e ri.
Kardinalët arritën shumicën e nevojshme prej dy të tretash (89 vota) për të zgjedhur papën e 267-të të Kishës Katolike.
Për arsye të ruajtjes së sekretit, detajet rreth identitetit të papës së ri do të bëhen të ditura vetëm pas njoftimit zyrtar.
Që nga viti 1900, pesë papë janë zgjedhur në ditën e dytë të konklavës: para tyre, ishin Piu XII, Gjon Pali I, Benedikti XVI dhe Françesku.
Konklava më e shkurtër e shekullit të kaluar u mbajt pak para Luftës së Dytë Botërore: tre votime në dy ditë ishin të mjaftueshme që Eugenio Pacelli të ngjitej në fronin papnor me emrin Pius XII, më 2 mars 1939.
Albino Luciani arriti kuorumin në dy ditë dhe katër votime, duke u bërë papë më 26 gusht 1978 me emrin Gjon Pali I.
Joseph Ratzinger, papa i parë i mijëvjeçarit të tretë me emrin Benedikti XVI, u zgjodh gjithashtu në dy ditë dhe katër votime, më 19 prill 2005.
Pesë votime dhe dy ditë ishin të mjaftueshme për Jorge Mario Bergoglio më 13 mars 2013./ /os/