E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR MIRATIMIN E ÇMIMEVE TЁ TROJEVE, TЁ PЁRCAKTUARA NЁ HARTAT PЁRKATЁSE, PЁR QARQET E LEZHËS, DIBRËS, KORÇËS DHE KUKËSIT

VENDIM

PËR

MIRATIMIN E ÇMIMEVE TЁ TROJEVE, TЁ PЁRCAKTUARA NЁ HARTAT PЁRKATЁSE, PЁR QARQET E LEZHËS, DIBRËS, KORÇËS DHE KUKËSIT

Nё mbёshtetje tё nenit 100 tё Kushtetutёs dhe tё nenit 17, tё ligjit nr.9235, datё 29.7.2004, “Pёr kthimin dhe kompensimin e pronёs”, tё ndryshuar, me propozimin e ministrit tё Drejtёsisё, Kёshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Miratimin e çmimeve, sipas tabelave, që i bashkëlidhen këtij vendimi, për trojet urbane brenda vijёs sё verdhё, trojet në qytetet dhe komunat, ku investimet nuk janë rentabël, tokës bujqësore, tokën pyjore, livadhet dhe kullotat, për qarqet e Lezhës, Dibrës, Korçës e Kukësit.

2.     Hartat, ku janё tё pёrcaktuara çmimet pёrkatёse, pёr këto qarqe i bashkёlidhen kёtij vendimi dhe janё pjesё pёrbёrёse e tij.

3.     Ngarkohen Ministria e Drejtёsisё dhe Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit tё Pronave pёr zbatimin e kёtij vendimi.

Ky vendim hyn nё fuqi pas botimit nё “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›