VENDIM PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA ZGJERIMI I VARREZAVE TË TUFINËS, TIRANË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, e cila preket nga zgjerimi i varrezave të Tufinës, në Tiranë.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të bashkisë së Tiranës.
3. Pronari i pasurisë së paluajtshme, që shpronësohet, të kompensohet në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen 4 563 m2 tokë/arë, me çmimin 4 000 (katër mijë) lekë/m2, vlerësuar në shumën e përgjithshme 18 252 000 (tetëmbëdhjetë milionë e dyqind e pesëdhjetë e dy mijë) lekë.
4. Ky fond të përballohet nga bashkia e Tiranës.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale është 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, e cila do të përballohet po nga bashkia e Tiranës.
6. Shpronësimi të përfundojë brenda datës 25.10.2007.
7. Afati i përfundimit të punimeve të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga bashkia e Tiranës.
8. Regjistrimi i ri për bashkinë e Tiranës i pasurisë 4 563 m2 tokë/arë, të bëhet brenda 30 ditëve nga data e hyrjes në fuqi e vendimit.
9. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe bashkia e Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA