VENDIM P E R PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN ME KONCESION tË HIDROCENTRALIT “KOXHERAJ”, DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË
P E R
PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN ME KONCESION tË HIDROCENTRALIT “KOXHERAJ”, DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 3, e 23, pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Autoriteti kontraktues, për kryerjen e procedurës ligjore, për dhënien me koncesion, të formës “BOT” (Ndërtim, operim, transferim), të hidrocentralit “Koxheraj”, është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
2. Dhënien e bonusit prej 3 përqindësh të pikëve shoqërisë “Vili, 2007”, shpk, për rezultatin teknik e financiar, në procedurën konkurruese përzgjedhëse (propozim i pakërkuar), për dhënien me koncesion të këtij hidrocentrali.
3. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën konkurruese përzgjedhëse, për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Koxheraj”, të kërkojë shprehje të interesit dhe të pranojë oferta, për të gjithë pjesën e lirë të skemës, ku përfshihet ndërtimi i këtëtij hidrocentrali.
4. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”
K r y e m i n i s t r i
SALI BERISHA
19/02/2009