E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN ME KONCESION tË HIDROECENTRALIT “TREBISHT”, DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË

V E N D I M

PER

PËRCAKTIMIN E  AUTORITETIT KONTRAKTUES,  PËR DHËNIEN ME KONCESION tË HIDROECENTRALIT “TREBISHT”, DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 3, e 23,   pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”,  me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: 

1. Autoriteti kontraktues, për kryerjen e procedurës ligjore, për dhënien me koncesion, të formës “BOT” (Ndërtim, operim, transferim), të hidrocentralit “Trebisht”, është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

2. Dhënien e bonusit prej 3 përqindësh të pikëve shoqërisë “V-Sadiku”, shpk, për rezultatin, teknik e financiar, në procedurën konkurruese përzgjedhëse (propozim i pakërkuar), për dhënien me koncesion të këtij hidrocentrali.

3. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën konkurruese përzgjedhëse, për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Trebisht” , të kërkojë shprehje të interesit dhe të pranojë oferta, për të gjithë pjesën e lirë të skemës, ku përfshihet ndërtimi i këtij hidrocentrali.

4. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”

K r y e m i n i s t r i

 

SALI  BERISHA


19/02/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›