VENDIM PER MIRATIMIN E RREGULLORES PËR KËRKESAT, TEKNIKE DHE METROLOGJIKE, PËR INSTRUMENTET MATËSE, LIGJËRISHT TË KONTROLLUARA
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLORES PËR KËRKESAT, TEKNIKE DHE METROLOGJIKE, PËR INSTRUMENTET MATËSE, LIGJËRISHT TË KONTROLLUARA
Në mbështetje të neneve 100 e 119, të Kushtetutës, dhe të pikës 3, të nenit 35, të ligjit nr.9875, datë 14.2.2008, “Për metrologjinë”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1.Miratimin e rregullores për kërkesat, teknike dhe metrologjike, për instrumentet matëse, ligjërisht të kontrolluara, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2.Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë dhe Kalibrimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA