VENDIM PER MIRATIMIN E RREGULLORES PËR PARAPAKETIMET
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLORES PËR PARAPAKETIMET
Në mbështetje të neneve 100 e 119, të Kushtetutës, dhe të pikës 3, të nenit 35, të ligjit nr.9875, datë 14.2.2008, “Për metrologjinë”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1.Miratimin e rregullores për parapaketimet, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2.Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet e zbatimit të tij sipas përcaktimeve të nenit 69, të ligjit nr.9875, datë 14.2.2008, “Për metrologjinë”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA