VENDIM PER DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.775, DATË 14.12.2005, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KOMPETENCAT, PËRBËRJEN, FUNKSIONIMIN DHE MËNYRËN E MBLEDHJES DHE SHPËRBLIMIT TË ANËTARËVE TË KOMISIONIT SHTETËROR TË MUZEVE”
V E N D I M
PëR
DISA NDRYSHIME Në VENDIMIN NR.775, DATë 14.12.2005, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR KOMPETENCAT, PëRBëRJEN, FUNKSIONIMIN DHE MëNYRëN E
MBLEDHJES DHE SHPëRBLIMIT Të ANëTARëVE Të KOMISIONIT SHTETëROR Të MUZEVE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 16, të ligjit nr.9386, datë 4.5.2005, “Për muzetë”, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.775 datë 14.12.2005, të Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshimet e mëposhtme:
1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Komisioni Shtetëror i Muzeve të kryesohet nga ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore dhe në përbërje të ketë këta anëtarë:
- Drejtorin e Muzeut Historik Kombëtar;
- Drejtorin e Qendrës Kombëtare të Inventarizimit
të Pasurive Kulturore;
- Dy përfaqësues nga struktura përgjegjëse për trashëgiminë
kulturore, pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve,;
- Një përfaqësues nga struktura juridike, pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve;
- Një përfaqësues nga Akademia e Shkencave;
- Një përfaqësues nga Instituti i Arkeologjisë;
- Një përfaqësues nga Instituti i Antropologjisë Kulturore;
- Një përfaqësues nga Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve
(ICOM) në Shqipëri;
- Një përfaqësues nga Instituti i Monumenteve të Kulturës;
- Një përfaqësues nga Instituti i Historisë;
- Një përfaqësues nga fusha e muzeologjisë.
Përfaqësuesit e institucioneve të sipërpërmendura caktohen me urdhër të ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.”.
2. Pika 7 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“7. Anëtarët e komisionit, të cilët nuk punojnë në sistemin e institucioneve shtetërore, të shpërblehen me 5 000 (pesë mijë) lekë, por jo më shumë se për një mbledhje në muaj.”.
3. Pika 8 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“8. Pagesa për shpërblimin të përballohet nga buxheti i Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
24/03/2010