VENDIM PER HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMEVE TË CIKLIT TË TRETË, “MASTER I NIVELIT TË DYT˔, NË FAKULTETIN E INFERMIERISË, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS, SI DHE PËR MIRATIMIN E KUOTËS SË PRANIMIT E TË TARIFËS SË SHKOLLIMIT, NË KËTË PROGRAM STUDIMESH
V E N D I M
P ë R
HAPJEN E PROGRAMIT Të STUDIMEVE Të CIKLIT Të TRETë, “MASTER I NIVELIT Të DYTë”, Në FAKULTETIN E INFERMIERISë, Të UNIVERSITETIT Të TIRANëS, SI
DHE PëR MIRATIMIN E KUOTëS Së PRANIMIT E Të TARIFëS Së SHKOLLIMIT, Në KëTë PROGRAM STUDIMESH
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, 42, e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Hapjen, në Fakultetin e Infermierisë, të Universitetit të Tiranës, të programit të studimeve të ciklit të tretë, “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Infermieri dhe subspecialitete”.
2. Në përfundim të këtij programi studimesh lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë (MND), në Infermieri dhe subspecialitete”.
3. Ky program studimi MND realizohet me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tij është një vit.
4. Ky program studimi MND fillon veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2010 - 2011.
5. Kuota e pranimit në këtë program studimi MND, për vitin akademik 2010 - 2011, është 30.
6. Tarifa e shkollimit, për studentët e regjistruar në këtë program studimi MND, në vitin akademik 2010-2011, është 100 000 (njëqind mijë) lekë.
7. Studenti i nënshtrohet vetëm një tarife shkollimi dhe likuidohet në këste, të caktuara nga fakulteti përkatës.
8. Studentët e Republikës së Shqipërisë, që kanë kryer me rezultate të shkëlqyera ciklin paraardhës të studimeve, nuk e paguajnë tarifën e shkollimit.
9. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i miratuar për Universitetin e Tiranës, pa efekte buxhetore shtesë.
10. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
24/03/2010