E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PER MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË BASHKISË DIVJAKË, TË QARKUT TË FIERIT

VENDIM

Për

MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË BASHKISË DIVJAKË, TË QARKUT TË FIERIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike shtetërore, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të cilët janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të bashkisë Divjakë, të qarkut të Fierit.

Lista me 108 (njëqind e tetë) fletë, përfundon me numrin rendor 723  (shtatëqind e njëzet e tre).

Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të bashkisë së Divjakës, sipas tabelës në lidhjen 1 dhe që i referohet pikës 1, të këtij vendimi.

Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Zyrës Qendrore të Pasurive të Paluajtshme dhe bashkia e Divjakës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›