E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PER NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR. 345, DATË 7.6.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PER NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2006, MIRATUAR PËR MINISTRINË E BUJQËSISË, USHQIMIT DHE MBROJTJES SË KONSUMATORIT, PËR VËNIEN NË GATISHMËRI TË SISTEMIT

VENDIM

Për

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR. 345, DATË 7.6.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PER NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2006, MIRATUAR PËR MINISTRINË E BUJQËSISË, USHQIMIT DHE MBROJTJES SË KONSUMATORIT, PËR VËNIEN NË GATISHMËRI TË  SISTEMIT TË UJITJES NGA  BORDET E KULLIMIT, BRENDA ZONËS SË SHËRBIMIT TE KULLIMIT, SI DHE LEJIMIN E PËRDORIMIT TË PROCEDURËS  “PROKURIM I DREJTPËRDREJTË””

Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës,  të neneve 6 e 39, të ligjit nr. 8518, datë 30. 7. 1999 “Për ujitjen dhe kullimin”, të neneve 21 e  27, të ligjit nr. 8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërise”,  të nenit 12,  të ligjit nr. 9464, datë 28. 12. 2005,  “Për buxhetin e shtetit,  të vitit 2006”, të nenit 17, të ligjit nr.7971, datë 26.7.1995, “Për prokurimin publik ”, të ndryshuar, dhe të neneve 124-128, të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Në listën e objekteve të infrastrukturës së ujitjes, që duhet të vihen në gatishmëri për sezonin ujitës 2006,  që i bashkëlidhet vendimit nr. 345, date 7.6.2006, të Këshillit të Ministrave, në numrin rendor 5, “Bordi i Kullimit, Gjirokastër”, vlerat e objekteve të jenë, si më poshtë vijon:

Nr. Bordi i kullimit  Emërtimi i objektit 
Vlera e objektit në 000/lekë
5  GJIROKASTËR   7000
  1  Kanali ujitës Beduqas-Përmet  4700
  2  Vënia në punë e stacioneve të pompimit 2300

2. Ngarkohen ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe ministri i Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›