VENDIM PËR NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT TË NDËRTESËS SË NDËRMARRJES GJEOLOGJIKE, KORÇË, NGA MINISTRIA E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS TE MINISTRIA E FINANCAVE
VENDIM
PËR
NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT TË NDËRTESËS SË NDËRMARRJES GJEOLOGJIKE, KORÇË, NGA MINISTRIA E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS TE MINISTRIA E FINANCAVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit të pjesës dykatëshe të ndërtesës së Ndërmarrjes Gjeologjike, Korçë, nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës te Ministria e Financave, për t’u përdorur nga drejtoria rajonale e sigurimeve shoqërore, Korçë, sipas planvendosjes, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për ndjekjen e procedurave për zbatimin e vendimit.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA