VENDIM PER MIRATIMIN E MODELIT SHQIPTAR TË TREGUT TË ENERGJISË ELEKTRIKE
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E MODELIT SHQIPTAR TË TREGUT TË ENERGJISË ELEKTRIKE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 53, të ligjit nr.9072, datë 22.5.2003, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e modelit shqiptar të tregut të energjisë elektrike, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Vendimi nr.539, datë 12.8.2004, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e modelit tranzitor të tregut të energjisë elektrike”, shfuqizohet.
3. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA