E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES KUADËR, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETEVE EVROPIANE, PËR RREGULLAT E BASHKËPUNIMIT PËR ASISTENCËN PËR SHQIPËRINË, NË KUADËR TË ZBATIMIT TË INSTR

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES KUADËR, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETEVE EVROPIANE, PËR RREGULLAT E BASHKËPUNIMIT PËR ASISTENCËN PËR SHQIPËRINË, NË KUADËR TË ZBATIMIT TË INSTRUMENTIT TË PARAZGJERIMIT (IPA)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të              ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Integrimit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin, në parim, të marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Evropiane, për rregullat e bashkëpunimit për asistencën për Shqipërinë, në kuadër të zbatimit të instrumentit të parazgjerimit (IPA).

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›