VENDIM PER DHËNIEN ME KONCESION TË SHËRBIMIT TË KONTROLLIT TË DETYRUESHËM TEKNIK TË AUTOMJETEVE RRUGORE DHE PËR CAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES
V E N D I M
PËR
DHËNIEN ME KONCESION TË SHËRBIMIT TË KONTROLLIT TË DETYRUESHËM TEKNIK TË AUMJETEVE RRUGORE DHE PËR CAKTIMIN E AURITETIT KONTRAKTUES
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, shkronja “h”, 5, pika 3, dhe 9, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Dhënien me koncesion të shërbimit të kontrollit të detyrueshëm teknik të automjeteve rrugore, në formën “Propozim i kërkuar”.
2. Autoriteti kontraktues për dhënien me koncesion të shërbimit të kontrollit të detyrueshëm teknik të automjeteve rrugore është Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.
3. Ngarkohet Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA