E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER MIRATIMIN, NË PARIM, TË PROTOKOLLIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË GREQISË, PËR ZBATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË PROTOKOLLIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË GREQISË, PËR ZBATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS GREKE, PËR BASHKËPUNIM NDËRMJET MINISTRIVE PËRKATËSE TË RENDIT PUBLIK, MBËSHTETUR NË KOMPETENCAT E TYRE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin, në parim, të protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë, për zbatimin e marrëveshjes, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Greke, për bashkëpunim ndërmjet ministrive përkatëse të rendit publik, mbështetur në kompetencat e tyre, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


02/09/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›