VENDIM PER NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.98, DATË 27.1.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE DHE TË PROCEDURAVE TË SHITJES SË TROJEVE TË NDËRMARRJEVE APO TË OBJEKTEVE SHTETËRORE, TË VEÇUARA, TË PRIVATIZUARA”
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.98, DATË 27.1.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE DHE TË PROCEDURAVE TË SHITJES SË TROJEVE TË NDËRMARRJEVE APO TË OBJEKTEVE SHTETËRORE, TË VEÇUARA, TË PRIVATIZUARA”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9967, datë 24.7.2008, “Për miratimin e aktit
normativ nr.4, datë 9.7.2008, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim, shoqërive tregtare dhe
institucioneve shtetërore, të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të
xhiros së këtyre ndërmarrjeve””, dhe të ligjit nr.7980, datë 27.9.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, me
propozimin e ministrit të Financave dhe të ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i
Ministrave
V E N D O S I :
Pika 3, e kapitullit I, të vendimit nr.98, datë 27.1.2009, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“3. Të gjitha subjektet, të cilat kanë privatizuar objekte apo ndërmarrje, por, që nuk kanë privatizuar sipërfaqen e truallit, sipas genplanit, që i bashkëlidhet dokumentacionit të privatizimit, duhet ta blejnë këtë truall deri më 30 qershor 2010, si dhe të kenë paguar qiranë e truallit rregullisht, deri në pagesën e vlerës së plotë të çmimit të truallit, brenda afatit të përcaktuar në këtë pikë.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
02/09/2009