E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER LEJIMIN E PËRDORIMIT TË FONDEVE PËR INVESTIMET, TË VITIT 2009, NGA MINISTRIA E DREJTËSISË, PËR DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË SHËRBIMIT TË PROVËS

V E N D I M

PËR

LEJIMIN E PËRDORIMIT TË FONDEVE PËR INVESTIMET, TË VITIT 2009, NGA MINISTRIA E DREJTËSISË, PËR DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË SHËRBIMIT TË PROVËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 75, të ligjit nr.9643,     datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, dhe të pikës 3, të vendimit nr.787, datë 22.7.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për një përdorim me efektivitet të fondeve për investime”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Lejimin e përdorimit të fondeve për investimet, të vitit 2009, me vlerë   4 800 000 (katër milionë e tetëqind mijë) lekë, nga Ministria e Drejtësisë, për Drejtorinë e Përgjithshme të Provës, për projektin “Rikonstruksion i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Provës”, dhe vazhdimin e mëtejshëm të procedurave të prokurimit. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


02/09/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›