VENDIM PER NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË vENDIMIN NR. 248, DATË 27.4.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN E AGJENCISË KOMBËTARE TË SHOQËRISË SË INFORMACIONIT”
V E N D I M
PER
NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË vENDIMIN NR. 248, DATË 27.4.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN E AGJENCISË KOMBËTARE TË SHOQËRISË SË INFORMACIONIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në pikën 3, të vendimit nr.248, datë 27.4.2007, të Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
a) Shkronja “ç” ndryshohet, si më poshtë vijon:
“ç) Përcakton standardet TIK, që do të përdorin Kryeministria, ministritë dhe institucionet në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit/ministrit. Këto standarde publikohen në Buletinin e Njoftimeve Publike.
Në rastet kur standardet mungojnë dhe/ose janë të pazbatueshme, institucionet e mësipërme janë të detyruara, në çdo rast, të marrin, përpara fillimit të procedurave të prokurimit publik, mendimin e AKSHI-t.” .
b) Pas shkronjës “k” shtohet shkronja “l”, me këtë përmbajtje :
“l) Gjatë planifikimit të projektbuxhetit të shtetit, Ministria e Financave duhet të marrë mendimin e AKSHI-t, i cili është organ teknik-këshillimor i institucioneve, të përmendura në shkronjën “ç”, për kërkesat e tyre, për financimin me fonde buxhetore të projekteve në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.” .
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Agjencia e Prokurimit Publik, që, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të nxjerrin udhëzimet përkatëse në zbatim të tij.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
29/07/2009