VENDIM PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMEVE “MASTER I NIVELIT TË DYT˔, NË FAKULTETIN E MUZIKËS, TË AKADEMISË SË ARTEVE, DHE MIRATIMIN E KUOTAVE DHE TË TARIFAVE PËR KËTO PROGRAME
PËR
HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMEVE “MASTER I NIVELIT TË DYTË”, NË FAKULTETIN E MUZIKËS, TË AKADEMISË SË ARTEVE, DHE MIRATIMIN E KUOTAVE DHE TË TARIFAVE PËR KËTO PROGRAME
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, 34, 42 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Hapjen, në Fakultetin e Muzikës, të Akademisë së Arteve, të programeve të studimeve, të ciklit të tretë, “Master i nivelit të dytë”, në:
a) “Kompozim”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në kompozim.
b) “Muzikologji”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në muzikologji.
c) “Interpretim”, me profilet:
i) “Piano”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në interpretim, me profil piano.
ii) “Violinë”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në interpretim, me profil violinë.
iii) “Violë”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në interpretim, me profil violë.
iv) “Violinçel”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në interpretim, me profil violinçel.
v) “Klarinetë”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në interpretim, me profil klarinetë.
vi) “Flaut”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në interpretim, me profil flaut.
vii) “Muzikë dhome”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në interpretim, me profil muzikë dhome.
2. Këto programe studimi realizohen me jo më pak se 60 kredite dhe kohëzgjatja normale është, minimumi një vit.
3. Kuota e pranimit në këto programe studimi, për vitin akademik 2009-2010, është 15, prej së cilës 2 për kandidatët nga jashtë kufijve të vendit.
4. Tarifa e shkollimit për këto programe studimi është 100 000 (njëqind mijë) lekë dhe studenti i nënshtrohet vetëm një tarife shkollimi.
5. Studentët e shkëlqyer nga cikli paraardhës i studimeve nuk e paguajnë tarifën e shkollimit.
6. Këto programe studimi e fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.
7. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2009, miratuar për Akademinë e Arteve.
8. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Akademia e Arteve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
29/07/2009