E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË vENDIMIN NR. 248, DATË 27.4.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN E AGJENCISË KOMBËTARE TË SHOQËRISË SË INFORMACIONIT”

V E N D I M

 

 

PER

 

NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË vENDIMIN NR. 248,  DATË 27.4.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE,  “PËR KRIJIMIN E AGJENCISË KOMBËTARE TË SHOQËRISË SË INFORMACIONIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

1. Në  pikën 3, të vendimit nr.248, datë 27.4.2007, të Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:

       

        a) Shkronja “ç” ndryshohet, si më poshtë vijon:

 

 “ç) Përcakton standardet TIK, që do të përdorin Kryeministria, ministritë dhe institucionet në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit/ministrit. Këto standarde publikohen në Buletinin e Njoftimeve Publike.

       

       Në rastet kur standardet mungojnë dhe/ose janë të pazbatueshme, institucionet  e mësipërme janë të detyruara, në çdo rast, të marrin, përpara fillimit  të procedurave të prokurimit publik, mendimin e AKSHI-t.” .

 

        b) Pas shkronjës “k” shtohet shkronja “l”, me këtë përmbajtje :

 

 “l) Gjatë planifikimit të projektbuxhetit të shtetit, Ministria e Financave duhet të marrë  mendimin e AKSHI-t, i cili është organ teknik-këshillimor i institucioneve, të përmendura në shkronjën “ç”, për kërkesat e tyre, për financimin me fonde buxhetore të projekteve në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.” .

 

2.  Ngarkohen Ministria e Financave dhe Agjencia e Prokurimit Publik, që, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të nxjerrin udhëzimet përkatëse në zbatim të tij.  

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në  “Fletoren zyrtare”.

 

 

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


29/07/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›