VENDIM PER PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN ME KONCESION TË PRODHIMIT E TË KONTROLLIT TË PULLAVE FISKALE, DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË
PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN ME KONCESION TË PRODHIMIT E TË KONTROLLIT TË PULLAVE FISKALE, DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 3, e 23, pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1.Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurës ligjore, për dhënien me koncesion të prodhimit e të kontrollit të pullave fiskale, është Ministria e Financave.
2. Miratimin e bonusit prej 5 për qind të pikëve, për rezultatin, teknik e financiar, në procedurën konkurruese përzgjedhëse (propozim i pakërkuar), që i jepet “Sicpa Security Solutions”, SA.
3. Ngarkohet Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
02/09/2009