VENDIM PER DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.1672, DATË 24.12.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN DHE PUBLIKIMIN ZYRTAR TË NOMENKLATURËS SË KOMBINUAR TË MALLRAVE, 2009”
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.1672, DATË 24.12.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN DHE PUBLIKIMIN ZYRTAR TË NOMENKLATURËS SË KOMBINUAR TË MALLRAVE, 2009”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 1 e 2, të ligjit nr.9461, datë 21.12.2005, “Për nomenklaturën e mallrave dhe tarifën doganore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në kapitullin 84, të seksionit XVI, të tekstit të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave, 2009, që i bashkëlidhet vendimit nr.1672, datë 24.12.2009, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
1. Përshkrimi i kodit tarifor të sistemit të harmonizuar 8418 30 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“8418 30 “Ngrirës të tipit pingul (me hapje nga lart), që nuk e kalojnë një kapacitet prej 8000 1”;
2. Përshkrimi i kodit tarifor të sistemit të harmonizuar 8418 40 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“8418 40 “Ngrirës të tipit dollap (me hapje ballore), që nuk e kalojnë një kapacitet prej 900 1”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
02/09/2009