E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË BASHKISË BILISHT, TË QARKUT TË KORÇËS

 V E N D I M

PËR

 

MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË BASHKISË BILISHT, TË QARKUT TË KORÇËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 V E N D O S I :

1. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të bashkisë  Bilisht, të qarkut të Korçës, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj bashkie, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të bashkisë Bilisht, të qarkut të Korçës ,  miratuar me vendimin nr.339, datë 20.5.2005, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në bashkinë Bilisht, të qarkut të Korçës”.

2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe bashkia Bilisht për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


19/02/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›