E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN KALIS, TË QARKUT TË KUKËSIT

V E N D I M

 

PËR

 

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN KALIS,  TË QARKUT TË KUKËSIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të  pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 V E N D O S I :

1.     Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Kalis, të qarkut të Kukësit, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.

Lista me 27 (njëzet e shtatë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 170 (njëqind e shtatëdhjetë).

2.     Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

 Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


19/02/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›