VENDIM PER PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.8691, DATË 16.11.2000, “PËR PRODHIMIN DHE TREGTIMIN E DUHANIT DHE TË CIGAREVE”, TË NDRYSHUAR”
VENDIM
PER
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PëR DISA SHTESA Në LIGJIN NR.8691, DATë 16.11.2000, “PëR PRODHIMIN DHE TREGTIMIN E DUHANIT DHE Të CIGAREVE”, Të NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për disa shtesa në ligjin nr.8691, datë 16.11.2000, “Për prodhimin dhe tregtimin e duhanit dhe të cigareve”, të ndryshuar”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PëR
DISA SHTESA Në LIGJIN NR.8691, DATë 16.11.2000, “PëR PRODHIMIN DHE TREGTIMIN E DUHANIT DHE Të CIGAREVE”, Të NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Në ligjin nr.8691, datë 16.11.2000, të bëhen këto shtesa:
Neni 1
Pas pikës 2, të nenit 23, shtohet pika 3, me këtë përmbajtje:
“3. Produktet e duhanit që kanë shërbyer si mjet për veprën penale, për të cilat është vendosur me vendim gjyqësor të formës së prerë konfiskimi, paketimi i të cilave nuk është në përputhje me kërkesat e këtij ligji, asgjësohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit, me pjesëmarrjen e organeve të përmendura në pikën 2, të këtij neni.”.
Neni 2
Pas paragrafit të parë, të nenit 25, shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:
“Procedurat në zbatim të pikës 3, të nenit 23, rregullohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Financave dhe të ministrit të Brendshëm.”.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
07/04/2010