E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT TË DISA MJEDISEVE, NGA MINISTRIA E BRENDSHME (GARDA E REPUBLIKËS) TE APARATI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE

V E N D I M

PëR

NDRYSHIMIN E PëRGJEGJëSISë Së ADMINISTRIMIT Të DISA MJEDISEVE, NGA MINISTRIA E BRENDSHME (GARDA E REPUBLIKëS) TE APARATI I KëSHILLIT Të MINISTRAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, shkronja “c”, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit të disa mjediseve, konkretisht, kati përdhe i ndërtesës së ambulancës, në Garnizonin e Gardës së Republikës së Shqipërisë, në administrim të Ministrisë së Brendshme, nga ky institucion Këshillit të Ministrave, për nevojat e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, sipas planimetrisë, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Mjediset e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, të hiqen nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme, që i bashkëlidhet vendimit nr.815, datë 29.11.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës shtesë të inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Brendshme, për Gardën e Republikës”.

2. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


07/04/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›