E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.565, DATË 9.8.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MBROJTJEN E SHTRESAVE NË NEVOJË NGA RRITJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE”

V E N D I M

PëR

NJë NDRYSHIM Në VENDIMIN NR.565, DATë 9.8.2006, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR MBROJTJEN E SHTRESAVE Në NEVOJë NGA RRITJA E çMIMIT Të ENERGJISë ELEKTRIKE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 1, të ligjit nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, të ministrit të Financave, të ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pika 5, e vendimit nr.565, datë 9.8.2006, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“5. Masa e kompensimit, për çdo përfitues, është 640 (gjashtëqind e dyzet) lekë në muaj. Efekti financiar i shtesës së kompensimit për çdo përfitues të përballohet nga fondet e miratuara në buxhetin e vitit 2010, për Ministrinë e Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.”.

2. Ministria e Financave të bëjë rishpërndarjen e këtij fondi, sipas kërkesës së çdo institucioni qendror.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, botohet në ”Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1.1.2010.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


07/04/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›