VENDIM PER SHTYRJEN E AFATIT TË BOTIMIT TË NJOFTIMIT TË FITUESIT DHE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS SË LIDHUR, PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT, TË KRYERA NGA BASHKITË HAS E PESHKOPI DHE KOMUNA KOLSH, LEZHË, SI AUTORITETE KONTRAKTORE
V E N D I M
PËR
SHTYRJEN E AFATIT TË BOTIMIT TË NJOFTIMIT TË FITUESIT DHE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS SË LIDHUR, PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT, TË KRYERA NGA BASHKITË HAS E PESHKOPI DHE KOMUNA KOLSH, LEZHË, SI AUTORITETE KONTRAKTORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 75, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1.Lejimin e bashkive të Hasit e të Peshkopisë dhe të komunës së Kolshit, Lezhë, të përfundojnë, brenda datës 30 nëntor 2008, procedurat e prokurimit, për ndërtimin e tregjeve agroushqimore, me fondet e parashikuara në buxhetin e vitit 2008, miratuar për Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Brenda këtij afati të përfshihen lidhja e kontratave përkatëse dhe publikimi i njoftimit të kontratës së nënshkruar në Buletinin e Njoftimeve Publike.
2.Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Agjencia e Prokurimit Publik, bashkitë Has e Peshkopi dhe komuna Kolsh, Lezhë, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
05/11/2008