E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER SHTYRJEN E AFATIT TË BOTIMIT TË NJOFTIMIT TË FITUESIT DHE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS SË LIDHUR, PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT, TË KRYERA NGA AKADEMIA E SHKENCAVE, SI AUTORITET KONTRAKTOR”

V E N D I M

PËR


SHTYRJEN E AFATIT TË BOTIMIT TË NJOFTIMIT TË FITUESIT DHE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS SË LIDHUR, PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT, TË KRYERA NGA AKADEMIA E SHKENCAVE, SI AUTORITET KONTRAKTOR”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 75, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I :


1. Lejimin e Akademisë së Shkencave, të përfundojë procedurat e prokurimit, për botimin e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, me fondet e parashikuara në buxhetin e shtetit, për vitin 2008, brenda   datës  31 dhjetor 2008.

Brenda këtij afati të përfshihet lidhja e kontratës përkatëse dhe publikimi i njoftimit të kontratës së nënshkruar në Buletinin e Njoftimeve Publike.

2. Ngarkohen Agjencia e Prokurimit Publik dhe Akademia e Shkencave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


10/12/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›