VENDIM PER SHTYRJEN E AFATIT TË KRYERJES SË PROCEDURAVE TË PROKURIMIT TË FONDEVE BUXHETORE TË INVESTIMEVE, PËR DREJTORITË RAJONALE TË RRUGËVE, SI AUTORITETE KONTRAKTORE
V E N D I M
PËR
SHTYRJEN E AFATIT TË KRYERJES SË PROCEDURAVE TË PROKURIMIT TË FONDEVE BUXHETORE TË INVESTIMEVE, PËR DREJTORITË RAJONALE TË RRUGËVE, SI AUTORITETE KONTRAKTORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 75, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Lejimin e drejtorive rajonale të rrugëve të vazhdojnë prokurimin e fondeve buxhetore të investimeve për 13 objekte deri më 31.12.2008, sipas listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Brenda këtij afati të përfshihen botimi i njoftimit të fituesit, lidhja e kontratave përkatëse dhe publikimi i njoftimit të kontratës së nënshkruar, në Buletinin e Njoftimeve Publike.
2. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, drejtoritë rajonale të rrugëve, Ministria e Financave dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
10/12/2008