E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PER SHTYRJEN E AFATIT TË KRYERJES SË PROCEDURAVE TË PROKURIMIT PËR DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË DOGANAVE DHE DEGËN E DOGANËS, SHKODËR, SI AUTORITETE KONTRAKTORE

V E N D I M


PËR

SHTYRJEN E AFATIT TË KRYERJES SË PROCEDURAVE TË PROKURIMIT PËR DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË DOGANAVE DHE DEGËN E DOGANËS, SHKODËR, SI AUTORITETE KONTRAKTORE


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 75, të  ligjit nr.9643,  datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave,  Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:

1. Lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe të degës së doganës, Shkodër, të përfundojnë, deri në datën 29 dhjetor 2008,  procedurat e prokurimit, për blerje, rikonstruksione e ndërtime, me fondet e parashikuara në buxhetin e shtetit, të vitit 2008, sipas aneksit nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Brenda këtij afati përfshihet edhe lidhja e kontratave përkatëse.

2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


10/12/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›