VENDIM PËR CAKTIMIN E NIVELIT BAZË TË SË ARDHURËS NGA PAPUNËSIA
V E N D I M
PËR
CAKTIMIN E NIVELIT BAZË TË SË ARDHURËS NGA PAPUNËSIA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 54, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Niveli bazë i së ardhurës nga papunësia të jetë 5 980 (pesë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë) lekë në muaj.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet e parashikuara në buxhetin e vitit 2008, miratuar për Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, në grupin 25, titull 10550, kap.1, art 606, “E ardhur nga papunësia”.
3. Vendimi nr.224, datë 19.4.2006, i Këshillit të Ministrave, “Për caktimin e nivelit bazë të së ardhurës nga papunësia”, shfuqizohet.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1.1.2008.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA