VENDIM PËR RISHPËRNDARJE FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS
V E N D I M
PËR
RISHPËRNDARJE FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, « Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë », dhe të nenit 15, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, « Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008 », të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Në buxhetin e miratuar për vitin 2008, për Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në programin « Mbështetje për zhvillim ekonomik », zëri « Shpenzime korente », të shtohet fondi prej 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekësh, për përballimin e shpenzimeve për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit të konektivitetit, për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, në Tiranë, fond i cili t’i pakësohet programit « Planifikim, menaxhim dhe administrim », zëri « Shpenzime për mallra dhe shërbime ».
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në «Fletoren zyrtare».
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA