VENDIM PËR DHËNIE FONDI NDIHME PARTISË “ALEANCA PËR DEMOKRACI DHE SOLIDARITET”
V E N D I M
PËR
DHËNIE FONDI NDIHME PARTISË “ALEANCA PËR DEMOKRACI DHE SOLIDARITET”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 18, të ligjit nr. 8580, datë 17.2.2000, “Për partitë politike”, të ndryshuar, dhe të nenit 12, të ligjit nr.10 025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Partisë “Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet”, t’i jepet një fond prej 100 000 (njëqind mijë) lekësh, si ndihmë financiare. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, për vitin 2009. Ngarkohet ministri i Financave për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHA15/07/2009