E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Sali Berisha ngushëllon familjen e futbollistit Kujtim Majaci

Kryeministri Sali Berisha i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes të personalitetit të shquar të sportit shqipar, të ndjerit Kujtim Majaci. Përmes këtij mesazhi kryeministri shprehet:

E dashur bashkëshorte, të dashur fëmijë, e dashur nënë e të ndjerit Kujtim Majaci!

Në emrin tim dhe të qeverisë, ju shpreh ju, ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen e papritur nga jeta e njeriut tuaj më të dashur, Kujtim Majaci. Me vdekjen e tij, ju keni humbur njeriun më të çmuar, Fieri një qytetar shembullor, Shqipëria njërin prej personaliteteve më të shquara të futbollit shqiptar, yllin që shkëlqeu në dhjetra e qindra aktivitete futbollistike, që ndezi dhe çoi peshë si pakkush zemrat e publikut sportdashës shqiptar.

Duke ndarë dhimbjen e pikëllimin me ju, me miqtë dhe të afërmit e Kujtimit, lutem që njeriu juaj i dashur të gjejë paqen e amëshuar dhe ju forcën për të pëballuar këtë humbje.

Me respekt Sali Berisha


15/07/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›