E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR KËMBIMIN E MJEDISEVE TË PUNËS, NDËRMJET PREFEKTIT TË QARKUT TË LEZHËS E ADMINISTRATËS SË TIJ DHE BASHKISË LEZHË

V E N D I M

PËR

KËMBIMIN E MJEDISEVE TË PUNËS, NDËRMJET PREFEKTIT TË QARKUT TË LEZHËS E ADMINISTRATËS SË TIJ DHE BASHKISË LEZHË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 3, 10 e 15, shkronja “c”, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Kalimin në pronësi të bashkisë Lezhë të mjediseve, ku ushtrojnë, aktualisht, veprimtarinë prefekti i qarkut të Lezhës e administrata e tij, sipas formularit dhe planimentrisë, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2.     Kalimin e prefektit të qarkut të Lezhës e të administratës së tij në disa nga mjediset e bashkisë Lezhë, sipas formularit dhe planimetrisë, që i  bashkëlidhen këtij vendimi.

3.     Ndryshimet, që do të bëhen në listen e inventarit, të pasqyrohen,  respektivisht, në vendimet nr.414, datë 11.7.2007, dhe nr.1691, datë 10.10.2008, të Këshillit të Ministrave.

4.     Ngarkohen ministri i Brendshëm, prefekti i qarkut të Lezhës, kryetari i bashkisë Lezhë dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


15/07/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›